Rama në Vlorë, thërret në mbledhje drejtorët e qytetit, zbardhen porositë e kryeministrit

Shqipëria

Rama në Vlorë, thërret në mbledhje drejtorët e qytetit, zbardhen porositë e kryeministrit

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Vlorë, ku ka organizuar një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë.

Sipas “Shqiptarja.com”, gjatë mbledhjes Rama ka thënë se nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur.

Ai ka kërkuar impenjimin maksimal për të zgjidhur çdo hall e problem të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat