La Kukësin, ish ministri i Brendshëm tregon në cilin qytet do kandidojë si deputet në 2021

Shqipëria

La Kukësin, ish ministri i Brendshëm tregon në cilin qytet do kandidojë si deputet në 2021

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:16
Flamur Noka

Ish-deputeti i PD-së, gjithashtu ish-ministri i brendshëm, Flamur Noka ka thënë se nuk e la ai qarkun e Kukësit, por në konsultim me partinë u mor vendimi për të garuar në Tiranë.

Noka sqaroi për gazetaren Nisida Tufa, se ky vendim ka ardhur si pasojë e nevojës që ka partia, duke thënë se është punëtor i vjetër i PD, dhe gjithmonë do japë kontributin e tij, si dhe ku ka nevojë partia.

Ju keni lënë Kukësin për Tiranën, pse ndohi kjo?

Noka: Unë jam një punëtor i vjetër partie, jam rritur në këtë parti, përgjithësisht kam zbatuar një parim, parimi është ky: Forca ime politike që më ka rritur që ka investuar te unë, unë do t'i përgjigjm ku të jetë nevoja.

Ju vjen keq?

Noka: Sigurisht ndjej keqardhje, por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër duhet të shkosh patjetër.

Përtej kësaj që thoni, personalisht si e shihni këtë lëvizje? Për elektoratin tuaj në Kukës?

Noka: Absolutisht i mbetem besnik elektoratit tim, por jam besnik dhe ndaj forcës sime politke. Unë jam i katapultuar, jam i rritur në këtë parti. Përpara privilegjeve të mia do vendos partnë, prevalon nevoja për kontribut. Kjo lëvizje është bërë në konsultim. Nuk është puna ku dua unë të rri, por ku ka nevojë partia.

Sa të vështirë e shihni garën në Tiranë?

Noka: Jam rritur mes garash dhe betejash, kështu që një njeri që është rritur në këtë mënyrë, nuk i ka problem fare garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat