Surprizon moti, parashikimi për nesër

Shqipëria

Surprizon moti, parashikimi për nesër

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Moti vijon të surprizojë, ku pas ditëve të ngrohta me diell, vendi ynë u përfshi që prej orëve të mbrëmjes së djeshme nga shira të dendur e erë të fortë.

Megjithatë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e nesërme pritet të sjellë një përmirësim të kushteve atmosferike.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash.

Ndërkohë, dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat