U merrnin para studentëve për provime, Gjykata jep vendimin për pedagogun dhe sekserin

Shqipëria

U merrnin para studentëve për provime, Gjykata jep vendimin për pedagogun dhe sekserin

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:29
Alket Dino, Xhevi Dervishi

Pedagogu i Universitetit “Fan Noli”, në Korçë Alket Dino i cili akuzohet se u ka marrë para studentëve përkundrejt notës kaluese në provime, është dënuar me burg nga gjykata.

Masa e sigurisë “arrest me burg” i është dhënë edhe sekserit Xhevi Dervishi të cilit iu gjendën 300 euro dhe 50 mijë lekë me vete.

Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet.

Arrestimi i tyre u bë me urdhër të SPAK, pas një përgjimi prej një muaji gjatë së cilit, ishte future një agjent I infiltruar si student.  Ndërkohë që GJKKO vendosi masën e  sigurisë “arrest me burg” për të dy, familjarët e pedagogut u shprehën për mediat se për këtë çështje do të flasë drejtësia.

“S’kemi asgjë për të thënë, do të flasi drejtësia. Nuk ka lidhje asgjë me çfarë thuhet”, janë shprehur ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat