Dy vdekje dhe 106 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Shqipëria

Dy vdekje dhe 106 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 16:13
Shqipëri

Regjistrohen 106 raste të reja Covid-19 në vendin tonë, nga 832 testime.

Dy pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Kanë ndërruar jetë një 66-vjeçar dhe një 73-vjeçar nga Tirana.

Janë shëruar gjithsej 137 pacientë, shifër kjo që tregon se numri i të shëruarve e ka kaluar atë të infektuarve, dhe pas shumë ditësh kurba është thyer.

Në dy spitalet Covid aktualisht po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive, 5 të intubuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat