E moshuara që pret turistë/ 73 vjeçarja menaxhon prej vitesh bujtinën në qytetin e Gjirokastrës

Shqipëria

E moshuara që pret turistë/ 73 vjeçarja menaxhon prej vitesh bujtinën në qytetin e Gjirokastrës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 20:03
Flora Dobi

Flora Dobi menaxhon e vetme një bujtinë të vogël në Gjirokastër. Ajo ka pritur e përcjellë vizitorë nga e gjthë bota gjatë më shumë se dy dekadash që kur u përball me konceptin e turizmit pak vite pas rënies së komunizmit.

Sot 73 vjeç ajo vazhdon të shërbejë për klientët e saj edhe për të plotësuar ditët e për të qenë aktive.

Të bësh turizëm nuk është e lehtë tregon Flora, por puna të mëson shumë. Ajo flet pak nga disa gjuhë dhe i vjen keq që nuk ja doli të mësojë më shumë.

Vizitorët shkruajnë në komente se vijnë për pritjen si në shtëpi për mëngjesin e traditës, qetësinë dhe mbrëmjet me rakinë e oborrit.

Nikolas dhe mikja e tij nga Kalifornia kanë disa ditë që po qëndrojnë me Florën. Ata gjenden në Shqipëri për një udhëtim një mujor dhe janë befasuar nga mikpritja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat