Përplasja ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, reagon edhe Rama

Shqipëria

Përplasja ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, reagon edhe Rama

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 21:44
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së OSBE-së, u ka bërë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të ulin armën dhe të nisin negociatat për zgjidhjen e problemeve mes tyre.

Duke e cilësuar si dramatike dhunën mes civileve forcave azere dhe atyre armene dhe dëmet në radhët e cilëve, Rama ka bërë thirrje për qetësimin e situatës.

“U kërkoj të gjithë  të përfshirëve që t’i rikthehen armëpushimit para se dëmet njerëzore të këtij konflikti të rriten edhe më tej”, shprehet z. Rama.

Më tej, z. Rama thotë se, ambasadori Andrzej Kasprzyk kanë mbajtur kontakte të afërta me të dy palët duke deklaruar se mbështet plotësisht stabilizimin e situatës në terren dhe rikthekson se nuk ka alternative tjetër se zgjidhja paqësore të konfliktit

Ai ka theksuar se, mbështet rinisjen e negociatave pa vendosur parakushte sa më shpejt që të jetë  e mundur dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre në ngjarjet e fundit.

Të dielën u regjistruan përplasje ushtarake midis forcave azere dhe atyre armene. Tensionet në rritje midis dy vendeve erdhën si rezultat i rajonit me shumicë armene të Nagorno-Karabah, të cilët pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, shpallën autonominë nga Azerbajxhani. Pavarësisht arritjes së një armëpushimi në vitin 1994, të dy shtetet kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme në kufi dhe pranë rajonit të Nagorno-Karabah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat