Infektohet me Covid-19 deputeti shqiptar

Shqipëria

Infektohet me Covid-19 deputeti shqiptar

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Deputeti i Partisë Socialiste në Elbasan është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Burime për “Abc News” bëjnë me dije se deputeti socialist Florenc Spaho, është infektuar me Covid 19.

Ndër të tjera mësohet se gjendja e deputetit është e mirë dhe ai ndodhet i karantinuar bashkë me familjen në banesë.

Ndërkohë në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 13259, mes të cilëve 377 kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat