Gjiknuri shkakton të qeshura në Komisionin e Ligjeve: Ndodhi një tërmet politik

Shqipëria

Gjiknuri shkakton të qeshura në Komisionin e Ligjeve: Ndodhi një tërmet politik

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 12:28
Damian Gjiknuri

Në Komisionin e Çështjeve Ligjore ditën e sotme të mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë, u diskutua Kodi Zgjedhor.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i maxhorancës në këshillin Politik Damian Gjiknuri u shpreh se “së fundmi ndodhi një tërmet politik, siç është ndryshimi i Kushtetutës”.

“Ndoshta nuk kemi bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, por tashmë ata janë bërë. Duhet të shkohet minimumi i mundshëm i konfliktit. Kushtetuta vërtetë nuk përmend fjalën koalicion, por në Europë nuk mund të parandalohen aleancat. Reflektimet duhet të mos prekin 5 qershorin. Ndodhi një tërmet politik, domethënë ndryshimi i Kushtetutës”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri u shpreh se partitë politike gjithsesi sërish mund të krijojnë aleanca.

Përmendja e fjalës “tërmet” nga Gjiknuri shkaktoi të qeshura e reagime në sallën e parlamentit. Kjo, pasi në përgjimet e BILD, ku flitej për zgjedhjet në Dibër, ishte kjo fjalë që dëgjohej të thuhej nga ana e Damian Gjiknurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat