Hajdari: Propozimet e palëve të kenë emërues të përbashkët hapjen e listave

Shqipëria

Hajdari: Propozimet e palëve të kenë emërues të përbashkët hapjen e listave

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 13:22
Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës parlamentare, Myslym Murrizi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve u shpreh se emëruesi i propozimeve për lista, duhet të jetë ai i hapjes 100% të tyre.

Rudina Hajdari: ”Janë disa propozime të ndryshme, kanë ardhur në kohë të ndryshme por kanë një emërues të përbashkët, listat e hapura. Ajo çka vihet në dukje nga mbledhja jonë, është që ka një konflikt midis dy propozimeve. Propozimet e ardhura nga opozita parlamentare, emërues të përbashkët kanë se si do hapen listat, 100% me një votë parapëlqyese.”

Hajdari tha se ka një konflikt midis propozimeve të opozitës parlamentare dhe mazhorancës, ndaj dhe e sheh të pamunudur zgjidhjen e përbashkët.

Rudina Hajdari: ”Propozimi i PS bie në konflikt me këtë ide. Jam dakord me ju që duhet të bëjnë një propozim të integruar, por duhet të marrim në konsideratë atë çka ju propozoni për listat e hapura, por ashtu siç e thanë dhe kolegët, nuk janë listat e hapura. E shikoj të pamundur një tekst të përbashkët kur ka një konflikt thelbësor.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat