Restorantet do hapen edhe brenda/ “Do jemi sërish të cunguar në punë. Nuk shtojmë dot stafet”

Shqipëria

Restorantet do hapen edhe brenda/ “Do jemi sërish të cunguar në punë. Nuk shtojmë dot stafet”

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:30
Foto

Nga 1 tetori, baret dhe restorantet do te lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në ambjentet e brendshme, që pas mbylljes në nisje të pandemisë së Covid 19.

Hapja do të bëhet duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore. Por cili do të jetë ndikimi që do të ketë ky vendim i qeverisë?

Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se vendimi, do te ketë impakt minimal.

“Ndikimi do jetë pak ose aspak, pasi njerëzit do kalojnë nga pjesa e jashtme në pjesën e brendshme, duke parë që edhe dimri është përpara. Nqs një pjesë e jona, ata që kishin mundësi, në pjesën e jashtme kishin hapësirë, kishin një farë oksigjeni, tek pjesa e brendshme tani vijmë, ku jemi përsëri të cunguar”.

Jahaj, thotë se hapësirat e kufizuara, i pengojnë bizneset që të punësojnë të rinj apo të rikthejnë në punë ata që u shkurtuan.

“Nuk shtojmë dot staf, ose e kemi të pamundur të punojmë me këtë staf që kemi, kështu që bie edhe kjo. Dhe e treta, stafet përpunuese që janë kuzhina dhe baret, ne i kemi përgjysmuar dhe do vazhdojmë të punojmë me një kapacitet të tillë. pra që po hapet një ambjenet i ri punë, por që është i cunguar”.

Nën anën tjetër, vet qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim.

“Vendimi qeverisë, parashikon që të gjitha klubet e natës, longue baret, diskot, apo aktivitete të këtij lloji, do të qëndrojnë të mbyllura”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat