Lleshaj ndjek testimet për Patrullë të Përgjithshme: Rinimi i Policisë do të sjellë ngritjen e saj në në parametrat që meriton publiku

Shqipëria

Lleshaj ndjek testimet për Patrullë të Përgjithshme: Rinimi i Policisë do të sjellë ngritjen e saj në në parametrat që meriton publiku

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:20
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Albert Dervishaj dhe Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema ndoqën sot nga afër ditën e parë të testimeve të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme. Kjo është faza e dytë e testimeve, pas testit teorik ku studentët u renditën sipas pikëve të marra, në bazë të kuotave mbi bazë qarku.

Prononcimi për media i ministrit Lleshaj:

Kemi ardhur për të ndjekur sot testimin që kryhet në Akademinë e Sigurisë lidhur me pranimet e reja. Shihet me kënaqësi që ka një fluks të madh aplikantësh për vendet e hapura rishtazi në Akademinë e Sigurisë. Janë 2004 kandidatë, të cilët garojnë të fitojnë 400 vende të lira.

Është për t’u përshëndetur fakti se Akademia po zbaton standarde rigoroze me përzgjedhjen, transparente, të qarta për të gjithë kandidatët dhe është i rëndësishëm të përmendet fakti se me futjen e këtij grupi të ri prej 400 studentësh në Akademinë e Sigurisë ne investojmë përsëri në rinimin e Policisë së Shtetit.

Ky procesi po ndodh në mënyrë intensive prej disa vitesh. Vetëm përmes rinimit të Policisë, vetëm përmes përmirësimit të cilësisë së punonjësve të saj, ne do të arrijmë që ta ngremë Policinë në parametrat që meriton publiku, në parametrat që kërkon siguria e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat