“Virusi nuk pyet dhe s’ka radhë”, mesazhi i Skënder Brataj pas infektimit të Silva Binos: COVID ka marrë përmasa të mëdha

Shqipëria

“Virusi nuk pyet dhe s’ka radhë”, mesazhi i Skënder Brataj pas infektimit të Silva Binos: COVID ka marrë përmasa të mëdha

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:36
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, reagon pas infektimit me koronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Në një mesazhi publikuar në faqen zyrtare të Urgjencës Kombëtare, Brataj shkruan se sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë, ndërsa shton se koronavirusi tani ka marrë përmasa të mëdha dhe po infekton pa kursyer edhe personelin mjekësor.

“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor. Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva”, shkruan Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat