Kodi zgjedhor, miratohen në parim drafti i PS dhe i opozitës parlamentare

Shqipëria

Kodi zgjedhor, miratohen në parim drafti i PS dhe i opozitës parlamentare

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim draftet për kodin zgjedhor dhe ka vendosur që pr/ligji i sjellë nga PS dhe ai i sjellë nga disa deputetë të opozitës parlamentare, të integrohen në një, për t’u diskutuar nesër nen për nen.

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri, sqaroi dhe njëherë draftin e përcjellë nga të majtët në këshillin politik, aty ku sanksionohet sesi do të funksionojë lista zgjedhore dhe koalicionet. Gjiknuri shtoi se 2/3 e votës do t’i nënshtrohet votimit parapëlqyes, por kjo nuk do të thotë se kandidatët e votuar nga qytetarët do të marrin një mandat deputeti, pasi drafti i jep dukshëm përparësi listës së krijuar nga partia (kryetari). Madje i pyetur nga Myslim Murrizi, se kush do të merrte mandat, nëse një kandidat i renditur i treti merr më shumë vota se dy të parët, Gjiknuri u shpreh se deputet do të bëhej kandidati i parë në listë.

Vetë Murrizi, si një ndër propozuesit e draftit të opozitës parlamentare, kërkoi hapjen e listave 100% dhe hodhi akuza në drejtim të draftit të PS-së, duke e cilësuar si një ‘sondazh’ dhe jo ligj për listat zgjedhore. Ai më tutje paralajmëroi se nëse drafti i PS-së kalohet në Kuvend me vota, atëherë ai do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë ish ministri e njëherësh ish kreu i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj, propozoi që numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë.

Nga ana tjetër, opozita jashtëparlamentare (PD-LSI) dorëzoi mbrëmjen e djeshme draftin e saj për listat e koalicionet në Këshillin Politik. Drafti kërkon hapjen me 100% të listave si dhe mosndryshimin e formulës së koalicioneve zgjedhore (të mbetet siç është aktualisht në ligj).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat