5 mësues me Covid, mbyllet gjimnazi në Përmet

Shqipëria

5 mësues me Covid, mbyllet gjimnazi në Përmet

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:18
Përmet

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 5 raste të reja me Covid 19 në Përmet. Lapsi.al mëson se ata janë të pestë mësues të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Për shkak të infektimit është vendosur mbyllja e përkohshme e gjimnazit ndërkohë që mësuesit qëndrojnë të karantinuar. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Vendor ka marrë edhe tamponët e kontakteve të këtyre pesë personave.

Pritet dalja e rezultateve për të mësuar nëse ka apo jo raste të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat