Oficeri Hekuran Bregu komandohet në krye të OFL-së

Shqipëria

Oficeri Hekuran Bregu komandohet në krye të OFL-së

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Oficeri Hekuran Bregu është komanduar ditën e sotme në krye të Operacionit Forca e Ligjit.

Sipas gazetares Anila Hoxha, ai është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të rënda dhe në hetimin kundër krimit  ekonomiko- financiar.

OFL-ja gjatë ditës së sotme është përfshirë edhe  nga një pezullim nga detyra të drejtorit Artan Shkëmbi. Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e sekreti hetimor si dhe për shpërdorim detyre, pasi ka nxjerrë një informacion të dhënë nga autoritetet gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat