Gjiknuri: Komisioni i Ligjeve ka filluar shqyrtimin, drafti i PD do të diskutohet në Këshillin Politik

Shqipëria

Gjiknuri: Komisioni i Ligjeve ka filluar shqyrtimin, drafti i PD do të diskutohet në Këshillin Politik

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:00
Damian Gjiknuri

Shqyrtimi i draftit të PD për hapjen e listave do shqyrtohet në Këshillin Politik pasi Komisioni i ligjeve të votojë nen për nen propozimet e PS dhe opozitës parlamentare. Kështu njoftoi përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës për KQZ-në e re.

“Sa i përket Këshillit Politik, ne mbrëmë vonë morëm draftin e PD-së. Komisioni i Ligjeve ka filluar shqyrtimin, dhe nesër do vazhdojmë me komisionin e ligjeve për të përafruar disa qëndrime dhe natyrshëm më vonë më vonë do t’i japim përgjigje dhe PD se kur do të thërrasim Këshillin Politik e më pas të fillojmë dialogun”.

Pas propozimit të PD, Rudina Hajdari kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 12:00, por kërkesa u refuzua publikisht nga përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri i cili tha se nuk mund të mblidhet këshilli politik pa përfunduar puna në Komisionin e Ligjeve për draftin e PS dhe opozitës parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat