Emrat/ Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së së re, Komisioni i Posaçëm s’kualifikon 17 kandidatë, në garë mbeten 53

Shqipëria

Emrat/ Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ-së së re, Komisioni i Posaçëm s’kualifikon 17 kandidatë, në garë mbeten 53

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:31
KQZ

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ ka zhvilluar mbledhjen sot për të përcaktuar kandidatët që plotësojnë kriteret.

17 kandidatë janë s’kualifikuar teksa në garë tashmë mbeten 53. Për këta kandidatë do të zhvillohen pikërisht seanca dëgjimore në ambientet e Kuvendit në datat 29 dhe 30 shtator.

Në mbledhje ishin të pranishëm nga mazhoranca Gjiknuri, Shameti dhe Hyseni, nga opozita parlamentare Murrizi dhe Edmond Stojku kurse nga opozita jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi.

Me marrëveshjen e 5 qershorit, KQZ do të riformatohet dhe do të ketë 12 anëtarë dhe 3 nivele.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidarurave, për organet drejtuese të KQZ-së.

Sot, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit  u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentare ngritur me Vendimin nr. 50/2020 të Kuvendit për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Të pranishëm në mbledhje ishin: Kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku, përfaqësues të Pakices Parlamentare; si dhe z. Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme 2017.

Komisioni, pasi shqyrtoi të gjitha aplikimet për organet drejtuese të KQZ, vendosi unanimisht: Kualifikimin e 52 aplikantëve dhe skualifikimin e 17 prej tyre, për arsye të mosplotësimit të kritereve ligjore të percaktuara në Ligjin 10019, datë 29.12.2008 , i ndryshuar “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërise”.

Komisioni gjithashtu vendosi të kryejë seanca dëgjimore me kanditatët e kualifikuar,  që do të zhvillohen  në ambientet e Kuvendit në dt 29-30 shtator 2020.

Lista me kandidaturat që i plotësojnë kriteret për pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve; Komisionit Rregullator; dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve

Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS

Agim Paskali rregullator + KAS

Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Agron Sulshabanaj KAS

Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator

Arben Isaraj KAS

Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator

Arens Çela rregullator + KAS

Behar Zeneli rregullator

Besnik Maho KAS

Bledar Skënderi KOMISIONER

Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator

Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS

Elona Bano rregullator

Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS

Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS

Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Esmir Rringaj KAS

Fatmir Tafaj KAS

Farie Osmani KAS

Florian Beqiraj rregullator + KAS

Gentian Rumano KAS

Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Halil Hyseni KOMISIONER

Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS

Ilirjan Celibashi KOMISIONER

Ilirjana Nano rregullator

Irena Nino KAS

Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator

Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner

Iva Nathanaili rregullator+ KAS

Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Klement Zguri rregullator

Koli Bele KOMISIONER + KAS

Kristaq Kume rregullator

Laureta Bregasi rregullator + KAS

Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ledio Braho KAS

Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS

Leonard Gremshi rregullator + KAS

Lindita Tako rregullator + KAS

Mimoza Canaj KAS

Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Odeta Berberi rregullator

Odeta Seferaj KAS

Petrit Çano KAS

Redinela Beqiraj KAS

Sali Shehu KOMISIONER

Sokol Bana KOMISIONER + KAS

Spiro Maliqi rregullator + KAS

Theodhor Sollaku rregullator + KAS.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat