Vrasja e Artan Cukut, familja padit në gjykatë Policinë e Shtetit dhe kërkon dëmshpërblim

Shqipëria

Vrasja e Artan Cukut, familja padit në gjykatë Policinë e Shtetit dhe kërkon dëmshpërblim

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:33
Artan Cuku

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të shtëpisë pranë Liqenit Artificial mbi tre vite më parë më 8 Prill të 2017.

Familjarët e Cukut kanë dorëzuar një padi në gjykatën Administrative të Tiranës kundër ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit duke u kërkuar dëmshpërblim monetar edhe moral.

Artan Cuku është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat