Ndahet nga jeta skenaristja e njohur Shpresa Vreto, filmat dhe librat që mbetën në memorien e shqiptarëve

Shqipëria

Ndahet nga jeta skenaristja e njohur Shpresa Vreto, filmat dhe librat që mbetën në memorien e shqiptarëve

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 18:54
Shpresa Vreto

Shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë dhe skenaristja Shpresa Vreto nuk jeton më.

Ajo ka ndërruar jetë pasditen e sotme, në moshën 76 vjeçare.

Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.

Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”, kurse në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”.

Pas pesë vjetësh erdhi e vetme si autore në realizimin e filmit “Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj.

Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat