Greva e urisë së naftëtarëve: “Shpresa për ne ka vdekur”

Shqipëria

Greva e urisë së naftëtarëve: “Shpresa për ne ka vdekur”

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:33
Naftarë nga greva e urisë

Naftëtarët e Ballshit kanë nisur grevën e urisë pasi kërkesa e tyre e vetme ajo e amrrjes së pagave të prapambetura nuk është plotësuar akoma, dhe qeveria nuk po i jep zgjidhje.

Gazetarja e Ora News Inelda Vallja na sjell pamje nga greva e cila po mbahet brenda qendrës shëndetësore pranë uzinës së përpunimit të naftë në Ballsh.

Inelda: Rreth mesditës naftëtarët kanë vendosur që të marrin vendimin ekstrem për të filluar grevën e urisë. Ata e shikojnë si alternativën e vetme pas gjithë atyre protestave dhe takimeve që kanë pasur dhe nuk kanë arritur që të marrin zgjidhje sa u përket marrjes së pagave të prapambetura.

Naftëtari: Deri në këto momente ne nuk kemi pasur asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj komunikimi me instancat shtetërore apo private.

Inelda: Keni vendosur që të merrni vendimin ekstrem, mendoni se do gjeni zgjidhje?

Naftëtari: Shpresa vdes e fundit, por përderisa këto 11 muaj ne nuk marrim asnjë përgjigje shpresa tek ne ka vdekur.

Ne kemi kërkuar thjeshtë zbatimin e ligjit, përderisa i kemi fituar me vendim gjyqi të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat