Kandidatët për deputetë/ PD Berat zgjedh 10 emrat. Astrit Veliaj jashtë gare

Shqipëria

Kandidatët për deputetë/ PD Berat zgjedh 10 emrat. Astrit Veliaj jashtë gare

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 20:40
Foto

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve per deputete në Degën e Partisë Demokratike Berat.

Nga votimi i anëtarësisë janë përzgjedhur 10 kandidatë, të cilët do të vazhdojnë garën brenda degës edhe në etapat e tjera.

Ajo që bie në sy është përjashtimi nga gara i ish-deputetit Astrit Veliaj, raporton Ora News.

Postimi i plotë i PD, Dega Berat:

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën e Partisë Demokratike Berat. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarëPjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 %.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

1.AFIZE SKENDO

2.ALKETA MUKAVELATI

3.ARENC BERATI

4.DENIS SAHATCIU

5.DRITAN HAZINEDARI

6.ENO QANA

7.KASEM MAHMUTAJ

8.MUHARREM HOXHA

9.NAMIR LAPARDHAJA

10.OLTION MERDARI

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Beratit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Beratit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020. Fitore Fitore Fitore”.

Procesi i votimit është ndjekur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat