A e prisnit tërheqjen e mazhorancës? Ja si përgjigjet Murrizi

Shqipëria

A e prisnit tërheqjen e mazhorancës? Ja si përgjigjet Murrizi

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 21:45
Muslim Murrizi

Mazhoranca u tërhoq nga qëndrimet e saj të forta për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të enjten e 1 tetorit.

I ftuar në Open në Top Channel, nën-kryetari i Kuvendit, Muslim Murrizi tha se ishte e pritshme kjo tërheqje.

A e prisnit që mazhoranca të tërhiqej?- e pyeti Eni Vasili.

“Po e prisja këtë tërheqje. Sepse kur diçka e bën me nxitim ose thyen qafën ose frenon dhe djeg ferrotat. Nuk mund të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor me urgjencë. Unë bashkë me dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës kemi depozituar në Kuvend tërheqjen e nga rendi i ditës I ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”- tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat