Rama: Garantojmë se deri në 2029 s’do të ketë taksë me TVSH për biznesin e vogël

Shqipëria

Rama: Garantojmë se deri në 2029 s’do të ketë taksë me TVSH për biznesin e vogël

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se asnjë shkollë në Republikën e Shqipërisë nuk ndërtohet me lekë borxh, por me lekët e buxhetit dhe shtetit, si dhe fondin e vënë në dispozicion nga BE dhe pjesa tjetër.

“Asnjë shkollë në Rep. e Shqipërisë nuk ndërtohet me lekë borxh. Shkollat ndërtohen me lekët tona të shtetit dhe të buxhetit dhe me fondin e vënë në dispozicion nga BE dhe pjesa tjetër”, u shpreh Rama.

Rama tha se do të rishikohet taksa progresive, një taksë e vendosur pak vite më parë mbi rrogat e larta.

“Sa i përket taksës progresive, jemi duke bërë një plan dhe sapo ta kemi gati do ta ndajmë me ju, edhe aty me synimin që të lehtësojmë barrë të atyre që jetojnë me pune, flas për ata që jetojnë me një pagë dhe të rrisin fuqinë blerëse të gjithsecilit, aq sa të jetë e mundur. Me platforma të krijuara dhe të trumbetuara në kushtet kur nuk ke asnjë përgjegjësi, kur nuk mban asnjë përgjegjësi dhe kur e di që shanset që të ta japin atë përgjegjësi janë minimale dhe lëshohet si Sudja dhe Vehbiu dhe kap ça të kapësh, Shqipëria nuk bën përpara. Prandaj, shqiptarët e kanë shumë të qartë”, theksoi ai.

Kryeministri rikujtoi premtimin dhe vënien në zbatim të këtij premtimi për përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël, duke thënë se ky ligj do të vazhdoj deri në vitin 2029.

“Ne jemi kujtuar për uljen e taksave në fund të vitit 2013, kemi premtuar përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël dhe kemi ulur me paketën fiskale në 2014 gjysmë për gjysmë taksën për biznesin e vogël. Këtë nuk mund ta dijë askush tjetër që nuk do të marri të vërtetën apo që nuk është drejtpërdrejtë të lidhur me biznesin. Premtimin e kemi dhënë përpara se të vinte karantina e Covid. Deri në vitin 2029 do të garantojmë duke pasur njëkohësisht të drejtën ta bëjmë këtë, nuk do të ketë taksë me TVSH për biznesin e vogël. Ne në korrik e kemi bërë ligj dhe jo premtim dhe këtë do ta mbajmë deri në vitin 2029”, u shpreh Kryeministri.

Në fjalën e tij, kryeministri u shpreh se paga do të jetë 300 mijë lekë paga e detyruar për bizneset e private në vend.

“E fundit, kur flas për pagë minimale flas për pagë minimale në Rep. E Shqipërisë. 300 mijë lekë do të jetë paga e detyruar për çdo biznes privat”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat