Ministria e Arsimit merr vendimin: Viti i ri akademik 2020-2021 fillon më 2 nëntor

Shqipëria

Ministria e Arsimit merr vendimin: Viti i ri akademik 2020-2021 fillon më 2 nëntor

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 21:00
Ilustrim

Viti i ri akademik 2020-2021 për institcionet e arsimit të lartë do të fillojë më 2 nëntor.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur urdhërin për caktimin e datës dhe ka caktuar pikërisht ditën e dytë të muajit nëntor.

Po ashtu ministrja i kërkon IAL-ve të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ndërkohë ky do të jetë viti i parë akademik që fillon në kushte pandemie, pasi ai paraardhësi filloi normalisht por përfundoi në kushte pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat