Një edukatore e kopshtit nr.9 në Elbasan ka rezultuar pozitive me COVID-19 duke bërë që administrata të lajmërojë fëmijët dhe prindërit e tyre që ato të mos paraqiten përkohësisht deri sa të bëhet dezinfektimi i ambienteve të kopshtit.
Gjithashtu ka nisur edhe hetimi i epidemiologjik i kolegëve dhe kontakteve të edukatores duke u bërë tamponi.
Në bilancin ditor të bërë nga Minstria e Shëndetësisë është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 127 raste të rea, që kanë ardhur si rezultat i 720 testimeve të kryera.