E konfirmon Manastirliu: “Vaksina e gripit mbërriti, nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, ja grupet me prioritet

Shqipëria

E konfirmon Manastirliu: “Vaksina e gripit mbërriti, nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, ja grupet me prioritet

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 22:44
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

“Nesër fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve, vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP, vaksinat kanë mbërritur në vend”, tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit , edukatorët, moshat e treta, të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2-5 vjeç.

“Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të ofrohen falas për popullatën e riskuar, duke filluar nga sot, sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit, ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë, fëmijët 2-5 vjeç, sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat