Edukatorja me koronavirus, mbyllet kopshti numër 9 në Elbasan

Shqipëria

Edukatorja me koronavirus, mbyllet kopshti numër 9 në Elbasan

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Në Elbasan është mbyllur kopshti numër 9 pasi një edukatore rezultoi pozitive për Covid-19.

Pas konfirmimit të edukatores, prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht deri në kryerjen e tamponëve për të gjithë stafin e edukatoreve.

Në 24 orët e fundit në Elbasan u regjistruan vetëm dy raste me Covid-19. Ndërsa, në total numri i rasteve aktive në qark është 309. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat