Pjesëtarë edhe shqiptarë/ Nën menaxhimin e ‘Camorra’, sekuestrohen 14 restorante luksoze në qendër të Romës

Shqipëria

Pjesëtarë edhe shqiptarë/ Nën menaxhimin e ‘Camorra’, sekuestrohen 14 restorante luksoze në qendër të Romës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 10:38
Romë

13 persona janë vënë në prangat e policisë në Italia pasi akuzohen si pjesë të klanit mafioz “Camorra”.

Sipas mediave italiane të arrestuarit kishin marrë nën kontroll 14 restorante luksoze në qendër të Romës. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë ajo e “zhvatjes”, “regjistrim të aseteve fiktive, duke përdorur metoda mafioze” dhe “abuzime me kreditë”. Ndërsa pasuria kapte shifrat e të paktën 4 milion eurove.

Mediat italiane shkruajnë se kohët e fundit, është shfaqur një lloj tendence e re ndaj dhunës që përdoret për të realizuar krimet, e cila i atribuohet kriminelëve, kryesisht trafikantë droge pjesëtarë të Kamorrës, e të Cosa Nostra-s, të cilët janë grupe të huaja të krimit, në veçanti ato shqiptare.

Klanet kishin ardhur për të menaxhuar aktivitete të ndryshme tregtare në kryeqytet dhe shumë nga interesat ekonomike të Kamorrës ishin përqendruar në këto restorante të vendosura në qendër të qytetit.

Restorantet ndodhen në : në zonën e Panteonit, përmes Coronari, Trastevere, Fontana di Trevi, Castel San’Angelo, Quirinale dhe Piazza Navona.

Sipas mediave italiane, në raportin e saj gjatë hetimit të kësaj cështje, DIA ka dalë në përfundimin se në përgjithësi tendenca e grupit është ajo e  përdorimit të “metodave mafioze”.

Të gjitha grupet janë drejtuar nga individë të cilët janë të rrezikshëm e të dhunshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat