Humb jetën një punëtor në Rrugën e Arbrit/ Emri

Shqipëria

Humb jetën një punëtor në Rrugën e Arbrit/ Emri

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një punëtor i Rrugës së Arbrit ka humbur jetën tragjikisht paraditen e sotme.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 09.40, ku viktima është Astrit Alla, rreth 53 vjeç.

Alla duke punuar me një vinç në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Viktima ishte punonjës i “Gjoka Construcsion”, ndërkohë që gjeti vdekjen në rrethana të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat