Grabitet gjatë natës shtëpia e djalit të kryetarit të njësisë Baldushk

Shqipëria

Grabitet gjatë natës shtëpia e djalit të kryetarit të njësisë Baldushk

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 11:18
Ilustrim

Grabitet gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, shtëpia e djalit të kryetarit të njësisë administrative Baldushk, në Tiranë.

Pre e grabitjes ka rënë banesa e Agron Balit, ku është marrë një shumë e konsiderueshme parash dhe disa argjendari.

Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa nuk dihen nëse familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes.

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet, teksa po punohet për të hedhur dritë më shumë mbi atë që ka ndodhur si dhe pritet dhënia e informacionit zyrtar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat