Në Shqipëri ​3 viktima dhe 131 raste të reja me coronavirus për 24 orë

Shqipëria

Në Shqipëri ​3 viktima dhe 131 raste të reja me coronavirus për 24 orë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:20
foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka raportuar sot për tre persona të vdekur dhe 131 persona të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 49, Durrës 16, Elbasan 8, Shijak 7, Korçë 6.

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7.847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, betejën me COVID-19 e kanë humbur një 47-vjeçar nga Shkodra, një 72-vjeçare nga Elbasani, një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat