Përse ndalohet muzika pas orës 22: 00 përgjatë pandemisë; Ja përgjigja e ministrit

Shqipëria

Përse ndalohet muzika pas orës 22: 00 përgjatë pandemisë; Ja përgjigja e ministrit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Shumë pyesin veten përse nuk lejohet muzika në lokale pas orës 22:00 dhe përse lokalet e natës nuk janë hapur ende. Ka pasur shumë arsye dhe shumë shpjegime dhe më në fund erdhi momenti që të sqarohej njëherë e mirë si situatë.

Ka qenë ministri i Turizmit Blendi Klosi që ka dhënë një argument përse nuk lejohet muzika në kafene.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë.”, - tha Klosi.

Më në fund u mor vesh edhe e vërteta përse janë marrë të tilla masa. Mbetet vetëm që të shpresojmë për kthim sa më parë në normalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat