“Reagimi i tij fatkeq dhe gafë e pafalshme”, PD i jep përgjigjen e fortë Sandër Lleshajt

Shqipëria

“Reagimi i tij fatkeq dhe gafë e pafalshme”, PD i jep përgjigjen e fortë Sandër Lleshajt

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:07
Sandër Lleshaj

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me reagimin pas denoncimit nga media për shpërnguljen e vendbanimeve të qytetarëve pa i njoftuar ndryshimin e tij.

Ai apelon mazhorancën të kthejë mbrapsht vendimet e paligjshme në mënyrë që të shpëtojnë çfarë munden nga faqja e tyre si garant që duhet të ishin të përgatitjes së një procesi zgjedhor normal, që sipas tij vetëm i tillë nuk është.

U njoha për fat të keq me atë reagim fatkeq të Ministrit. Ministri do të bënte mirë të qëndronte larg punëve të cilat nuk i njeh. Zgjedhësi voton aty ku ka vendbanimin, në momentin që zgjedhësit i ke ndryshuar vendbanimin, i ke ndryshuar dhe vendin e votimit. Çdo qytetar ka vetëm një vendbanim pavarësisht se mund të ketë shumë prona.Me ligj është i detyruar të zgjedhë një vendbanim të vetëm dhe voton aty ku ka vendbanimin.Nuk ka asnjë zgjedhës në Republikën e Shqipërisë që për vendbanim të ketë një qark të tërë.Tirana është qark, është qytet.Asnjë vendbanim nuk përcaktohet as me qarkun, as me qytetin por ka një numër unik të cilin MInistri e di mirë se është një numër unik që me urdhër të tij në zgjedhjet e fundit u ndërhy manualisht në sistemin e gjendjes civile dhe u fshinë 200 mijë rekorde që nuk kishin një vendbanim të paracaktuar me shifra siç e përcakton ligji. Ua ka ndryshuar dhe u ka dhënë një vendbanim fiktiv. Të njëjtin operacion që e bëri me dhunë duke futur në duart në sistemin e gjendjes civile tani po e bën me sistemin e gjendjes civile duke e bërë një çorbë dhe reagimi i tij i sotëm tregon se nuk e di çfarë bën.

Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka vetëm një vendbanim dhe është gafë e pafalshme e nëpunësit më të thjeshtë të gjendjes civile dhe jo më Ministrit të Brendshëm që në teori duhet të jetë ai që garanton dhe vigjilon jo vetëm mbi rendin e qytetarëve shqiptarë por edhe mbi integritetin e sistemit të gjendjes civile dhe pacënueshmërinë e tij që të thotë gafa të tilla që nuk i ngre kandari kur thotë se nuk ka problem se ndryshojmë vendbanimin se nuk ndryshon vendi i votimit. Po të hapë kodin zgjedhor do të shohë që qëndra e votimit të zgjedhësit përcaktohet nga vendbanimi dhe me ndryshimin e tij ndryshon edhe vendvotimi.Të gjitha këto janë shënuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe bën mirë të kthejë mbrapsht vendimet e paligjshme në mënyrë që të shpëtojnë çfarë munden nga faqja e tyre si garant që duhet të ishin të përgatitjes së një procesi zgjedhor normal, që vetëm i tillë nuk është”, tha ai për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat