Balliu: Rama do tentojë të vjedhë zgjedhjet, nëse s’ka pushtet përballet me drejtësinë

Shqipëria

Balliu: Rama do tentojë të vjedhë zgjedhjet, nëse s’ka pushtet përballet me drejtësinë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:30
Klevis Balliu

Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, mazhoranca dhe opozita ende nuk janë dakordësuar për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Për ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, kryeminstri Edi Rama do të tentojë t’i vjedhë zgjedhjet, pasi kërkon të ruajë kokëne  tij.

I ftuar në ”Ora News”, Balliu tha se pa pushtet, Ramës do i duhet të përballet me drejtësinë.

Klevis Balliu: ”Edi Rama do tentojë dhe do bëjë gjithçka për t’i vjedhur zgjedhjet, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë dyshim. Edi Rama nuk luan vetëm për mandatin e tretë, por ka hallin e kokës së vetë. është koshient për krimet që ka bërë. E vetmja gjë që e mban Edi Ramën larg dyerve të burgut, është pushteti i tij kryeministror. Pa atë pushtet, atij do i duhet të përballet me drejtësin dhe me ligjin. Ai do bëjë gjithçka për t’i shkatërruar dhe vjedhur votat. Opozita e Bashkuardhe qytetarët nuk do lejojë që vota e tyre të vidhet.”

Balliu u shpreh se PD i mbetet listave të hapura 100%, dhe nuk tërhiqet nga kërkesa për këshillim me OSBE-ODIHR.

Klevis Balliu: ”Partia Demokratike nuk do tërhiqet nga kërkesa për t’u këshilluar me OSBE-ODIHR, duke marrë parasysh që PS ka shkelur konsensusin e arritur nga të gjitha palëve, përsa i përket koalicioneve. Ne i qëndrojmë kërkesës tonë të parë, për listat e hapura, 100% të hapura. Lista gjysmake nuk mund të ketë dhe nuk ekziston. Kjo është diçka e shpikur nga Edi Rama sepse nuk do lista të hapura.

Ne i qëndrojmë kësaj kërkese dhe ndërmjetësimin e OSBE-ODIHR për çdo gjë për të cilën palët nuk bien dakord. Nuk mendoj se ka ndonjë paqartësi. Kemi Edi Ramën i cili kërkon shkatërrimin e konsensusit të arritur, për interesa personale. Kemi Edi Ramën që kërkon lista të mbyllura, dhe kemi PD që kërkon respektimin e konsensusit të arritur, dhe kërkon lista 100% të hapura.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat