Habit Flamur Noka: Mendoni se Sandër Lleshaj është ministër?

Shqipëria

Habit Flamur Noka: Mendoni se Sandër Lleshaj është ministër?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:32
Flamur Noka

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka u shpreh se nëse do të ishte në vend të Sandër Lleshajt do të largohej nga posti.

“Kukullat e vendosura në të gjitha karriget e pushtetit të cilët mjafton që i bëjnë fresk dhe i buzëqeshin kryeministrit dhe ecën pushteti. A është me tepër se një kukull Sandër Lleshi? Zero, aq është. Mendoni që Sandër Lleshi është ministër? Është gabim. Sandër Lleshi bën rolin e ministrit. Askush nuk pyet për të e s’do t’ia dijë kush për të. Po të kishte një fije dinjitet, do të dorëzonte dorëheqjen. Po të isha unë në pozitat e tij nuk kaloja 24 sekonda, jo 24 orë. Është çështje e tij kjo rrokopujë është gjithkund në Rilindje. Këta mbijetojnë, jetojnë, kënaqen, pasurohen vetëm se janë liliputë të kryetarë të majtë”, u shpreh Noka Fax News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat