“Nuk më duket etike të përmendim emra”, Dritan Hila përplaset me Dukën

Shqipëria

“Nuk më duket etike të përmendim emra”, Dritan Hila përplaset me Dukën

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:37
Dritan Hila

Moderatori Dritan Hila, ka debatuar me kryetarin e PAA përsa i përket oligarkëve.

Hila ka thënë se opozita nuk i përmend emrat e oligarkëve pasi ka frikë nga ta, dhe dëshiron që të bashkëpunojë.

Pjesë nga debati në emision

Hila: Askush nga opozita nuk përmend emrat e oligarkëve, ka frikë.

Duka: Nuk më duket etike të përmendim emra.

Hila: Etike? Të marrin lekët e buxhetit dhe të mijat… Ti përmendin opozita o burrë!

Duka: Pse i kemi frikë ne?

Hila: Po i keni frikë se ju marrin votat, dhe keni qejf që të bashkëpunoni nesër me ta, se gjysmat e PPP ju ua keni dhënë.

Duka: Nuk është njëlloj situata.

Hila: Kjo opozitë u ka dhënë gjysmat e PPP.

Duka: Ky (Rama) i ka bërë ortakë, me PPP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat