Preza: Sasia e vaksinave të gripit 4 herë më e madhe se vitin e kaluar, do ulë hospitalizimet

Shqipëria

Preza: Sasia e vaksinave të gripit 4 herë më e madhe se vitin e kaluar, do ulë hospitalizimet

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:21
Iria Preza

Specialistja vaksinimi në ISHP, Iria Preza u shpreh se bërja e vaksinën do të bëjë që shumë persona ta kalojnë më lehtë situatën gripale.

Preza tha se personat që do të vaksinohet për grip, do të ndihmojnë të dallojnë rastet Covid-19, si dhe shtoi se një vaksinë e tillë do të ndihmojë rastet e hospitalizuara, duke e ulur numrin e tyre në këtë situatë pandemie.

Iria Preza: Momentalisht kemi një situatë me grip të qetë dhe ardhja e vaksinës është bërë me herët. Ndërsa bërja e vaksinën do të bëjë që shumë persona ta kalojnë më lehtë situatën gripale. Thuhet që sezoni i gripit fillim me vjeshtën dhe mbaron deri në pranverë. Vaksina është e certifikuar dhe brenda standardeve botërore. Nëse një person i vaksinuar do të bjerë në kontakt me gripin nuk do të infektohet. Një person që është i mbrojtur nga gripi që është i përvitshëm do të dallohet nga ata me Covid-19.

Vaksina ndaj gripit do të jetë pa pagesë, pasi kjo është një praktikë që qeveria e jep prej 5 vitesh tashmë. Kjo vaksinë do të shpërndahet për grupet e riskut në vend. Sasi e vaksinave këtë vit është 4 herë më e madhe se sa në vitet e kaluara. Kjo vaksinë do të na japë një tablo më të qartë se kush është i infektuar me Covid dhe kush me grip sezonal.

Preza shtoi se popullata duhet të jetë e ndërgjegjshme për të përdorur masat anti-Covid, të cilat janë efikase ndaj virusit.

Iria Preza: Vaksina ofron rritje të imunitetit. E rëndësishme është që popullata duhet të jetë e ndërgjegjshme për të përdorur masat anti-Covid. Këto janë gjëra elementare, por momentalisht janë më efikaset ndaj virusit. Qëllimi i vaksinimit ndaj gripit është që të shmangen hospitalizimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat