Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve në ditën e 4-rt të grevës: S’kemi hyrë për t’u mjekuar, por për të…

Shqipëria

Rëndohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve në ditën e 4-rt të grevës: S’kemi hyrë për t’u mjekuar, por për të…

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:53
Naftëtarët

Greva e naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në ditën e katërt këtë të enjte. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet.

Por pavarësisht kësaj, nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve shtetërore mbi 10 grevistët.

Ata kanë filluar të shfaqin shenja si dhimbje koke, këputje, lodhje fizike. Të vetmin burim ushqimor, ata kanë gjetur ujin me sheqer.

Nuk ka pasur asnjë reagim edhe nga spitalet apo qendrat shëndetësore. Gjithashtu edhe për kompaninë të cilën kërkojnë fillimin e punës, nuk ka reaguar ende.

Ndërkohë kreu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se ata kanë hyrë në grevë për të vdekur dhe jo për tu mjekuar.

Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga qendrat shëndetësore. Ai tha se në grevë nuk kanë hyrë për tu kuruar, por për të vdekur.

“Gjendja ka filluar të rëndohet. Disa nga kolegët tanë kanë dhe sëmundje të tjera shoqëruese që nuk i kanë trajtuar prej kohësh për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Lagështira bën punën e vetë. Sot na është bashkuar dhe një koleg i Poçemit pasi kanë të njëjtin problem. Në grevën muajit shkurt kanë ardhur disa ambulanca ndërsa sot nuk ka. Ne nuk kemi hyrë në grevë për të marrë shërbim nga qendra shëndetësore por për të vdekur. Dihet që greva e urisë shprehet derisa ne të shkojmë në limitet e jetës” – tha Dautaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat