Nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ GJKKO lë në fuqi masën “pezullim nga detyra” për numrin dy të OFL-së, Artan Shkëmbin

Shqipëria

Nxorri informacion nga dosja “Top sekret”/ GJKKO lë në fuqi masën “pezullim nga detyra” për numrin dy të OFL-së, Artan Shkëmbin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:21
Artan Shkëmbi

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme për la në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Pas seancën së sotme, avokati i tij Artan Broci deklaroi se GJKKO vendosi që Shkëmbi të pezullohet nga detyra.

“U la në fuqi masa për pezullim nga detyra. Nuk kanë asnjë provë ndaj Shkëmbit. Shkëmbi nuk ka pasur telefon që të përdorte Enrochat. Shkëmbi ka bërë mbi 170 operacione të suksesshme. Ai vetë është interesuar që të zbardhet e vërteta.”, u shpreh Broci.

Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në këtë gjykatë për Shkëmbin. Në seancën e fundit, e cila u zhvillua një ditë më parë avokati i tij, Artan Broci shtyrjen e saj, pasi tha se donte të njihej më mirë me aktet në dosje.

Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator, pasi një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë një sekret hetimor. Mësohet se Shkëmbi po hetohet për nxjerrjen e sekretit hetimor mbi që dosje të klasifikuar si “Top Secret”. Po ashtu, mësohet se një hetim po kryhet edhe në Gjermani për këtë çështje. Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të TaskForcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat