Kontrollet nga toka dhe ajri zbulojnë kanabis, pranga kryeplakut dhe inspektorit në një fshat të Vlorës

Shqipëria

Kontrollet nga toka dhe ajri zbulojnë kanabis, pranga kryeplakut dhe inspektorit në një fshat të Vlorës

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Zbulimi i kanabisit nga kontrollet e kryera nga toka dhe ajri, ka bërë që të vihet në pranga kryeplaku i fshatit Bolenë në Vlorë dhe inspektori i zonave të mbrojtura në këtë fshat, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e policisë, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Bolenë, Vlorë dhe si rezultat janë asgjësuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Policia e Himarës nën akuzën e veprës penale “Shpërdorim detyre”, ka vënë në pranga D. M., 69 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Bolenë, Vlorë dhe I. Gj., 64 vjeç, banues në Bolenë, Vlorë, me detyrë inspektor i zonave të mbrojtura në fshatin Bolenë, Vlorë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, Q.B., 77 vjeç dhe P. B., 41 vjeç, banues të dy në fshatin Bolenë, Vlorë.

Kontrollet kanë vijuar  dhe në territorin e  fshatit Vërmik, ku është evidentuar një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe janë asgjësuar fidanë të kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi K. Ll., 47 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, Vlorë dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Vlorë, inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dy rasteve të evidentuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat