“Nuk e mbulon dot dështimin tënd”, Basha i përgjigjet Ramës: Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë

Shqipëria

“Nuk e mbulon dot dështimin tënd”, Basha i përgjigjet Ramës: Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:26
Lulzim Basha

Vijon përplasja në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama për programin me pesë pika të PD për rimëkëmbjen ekonomike.

Pas përgjigjes ironike të këtij të fundit, vjen reagimi i Bashës, i cili shkruan në ‘Twitter’ se ‘gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat