Gostivar, 660 nxënës për herë të parë në bankat shkollore

Shqipëria

Gostivar, 660 nxënës për herë të parë në bankat shkollore

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:42
Foto Ilustrim

Në fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21 në bankat shkollore në dhjetë shkollat fillore dhe njësitë e tyre rajonale në Komunën e Gostivarit erdhën 660 nxënës të klasës së parë. Para dhe brenda objekteve u zbatuan masat e rekomanduara dhe protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.

Drejtoritë shkollore siguruan rrjedhë të sigurt të vitit shkollor i cili filloi në kushte të pandemisë për nxënësit e klasë së parë deri në të tretë.

Sipas informacioneve të vetëqeverisjes lokale, fillim të vitit shkollor me prani fizike ka vetëm në SHF “Gjon Buzuku”, në fshatin Sërbinovë, e cila ka katër shkolla rajonale. Këto institucione arsimore kanë marrë leje për mësim me prani fizike. Në shkollat tjera fillore dhe të mesme, mësimi do të zhvillohet nëpërmjet internetit.

Në Komunën e Gostivarit në dhjetë shkollat fillore dhe katër shkollat e mesmet janë regjistruar 8.635 nxënës të cilët janë shpërndarë në gjithsej 610 paralele. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Në orën e parë për nxënësit e klasave të para në SHF “Bashkimi” mori pjesë edhe kryetari i Gostivarit, Arben Taravari i cili nxënësve të klasave të para u dëshiroi sukses në shkollim. Ai me bashkëpunëtorët e tij i vizitoi edhe disa shkolla të tjera për t’i parë edhe investimet e realizuara dhe çfarë janë kushtet. Në shkollën e mesme teknike e përuroi edhe sallën sportive të rinovuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat