‘Iliri makinist, Monika fatorino, Saliu shkarkues gazrash, Luli pasagjer VIP’/ Rama për programin e PD: Tramvaj me shalqi

Shqipëria

‘Iliri makinist, Monika fatorino, Saliu shkarkues gazrash, Luli pasagjer VIP’/ Rama për programin e PD: Tramvaj me shalqi

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:01
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Basha pas deklaratës së tij nga Durrësi ku i bëri thirje qeverisë për të zbartuar sa më shpejt programin me 5 pika të PD për krizën pasi sipas tij koha nuk pret dhe gjendja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve sa vjen e rëndohet.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se programi i Bashës është një ‘tramvaj me shalqi’.

Kreu i qeverisë ka ironizuar edhe më tej ku shkruan me ironi se Iliri është makinist, Monika fatorino, Saliushkarkues gazrash dhe vetë Luli pasagjer VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat