Reforma Zgjedhore, Vasili: BE s’e quan kusht të realizuar pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, Vasili: BE s’e quan kusht të realizuar pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:04
Petrit Vasili

Pas deklaratave të Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit, në përfundim të mbledhjes së rradhës së Këshillit Politik foli për mediat edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas tij, mazhorancës nuk i intereson që shqiptarët të votojnë me lista të hapura.

“Kemi qenë në diskutim e sipër dhe Gjiknuri e braktisi tavolinën e Këshillit në mënyrë të njëanshme duke i bërë shërbim strategjisë së këtij Këshilli. Gjiknuri e tha qartë se duke qenë se jemi mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis. Kjo shpjegon më së mirë për këdo që këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të njëanshëm të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. I kemi kërkuar qartë dhe prerë përse ka frikë PS që t’i drejtohet OSBE-ODIHR, e rëndë që drejtuesja formale ndalon këshillin Politik për ‘t’iu drejtuar OSBE-së, u provua sot që nuk iu intereson që shqiptarët të votojnë atë që dua me lista të hapura dhe atë parti që dua, u kanë hequr shqiptarëve 2 mundësi, të votojnë kandidatin që duan dhe partinë. Nuk kërkojmë asgjë, vetëm standarte të larta zgjedhore, PS kërkon rregulla që të favorizojë vetëveten.  5 qershori prishi skenarin për të pasur një 30 qershor të dytë”, tha Vasili. 

Sipas Vasilit, PS u ka hequr mundësinë zgjedhësve shqiptarë të votojnë kandidatin dhe forcën politike, ndërshta shtoi se, BE nuk e quan kusht të realizuar Reformën Zgjedhore pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR.

“Haptaz dhe qartë provuan sot edhe njëherë se nuk u intereson që shqiptarët të votojnë ata që ata duan, listat 100%, dhe partinë që duan. U kanë hequr shqiptarëve dy mundësi, të votojnë për kandidatin dhe partinë. Asnjë nga ju, kur shkoni si qytetarë do zgjidhni dy preferenca, partinë dhe kandidatin që ju bind më shumë.

I përsëritëm edhe njëherë se duam rregulla të barabartë. Mazhoranca do rregulla të favorizojë vetveten. Dëmi që po i bën mazhoranca, një armike konstante e integrimit europian. BE nuk e quan kusht të realizuar Reformën Zgjedhore pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR. PS do të mbajë pushtetin dhe të rruhet nga pandëshkueshmëria. I gjithë qëllimi i saj është politik. Çështjet pse ne i drejtohemi ODIHR janë parimore, të mëdha”, u shpreh nënkryetari I LSI, Petrit Vasili. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat