Kundërshtoi dhe përplasi me makinë policin, arrestohet 27-vjeçari

Shqipëria

Kundërshtoi dhe përplasi me makinë policin, arrestohet 27-vjeçari

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një i ri 27-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi më herët kishte kundërshtuar dhe më pas përplasur me makinë një efektiv policie.

Burmiet zyrtare thonë se në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave” dhe “Shigjetave", në vendin e quajtur “ish-Fusha e Aviacionit”, i është bërë shenjë ndalimi mjetit tip “BMW”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Madje ai ka goditur me makinë punonjësin e policisë, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa minuta ndjekjeje, “Shqiponjat” kanë kapur dhe prangosur shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në Tiranë.

U konstatua se ai drejtonte makinën pa lejen përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat