Dita e katërt: Naftëtarët në grevë urie: Do dalim të vdekur, duam bukën e kalamajve

Shqipëria

Dita e katërt: Naftëtarët në grevë urie: Do dalim të vdekur, duam bukën e kalamajve

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:41
Naftëtarët në grevë urie

Mungesa e kujdesit shëndetësore shoqëroi tre ditët e para të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, krahas asaj që ata e cilësojnë indiferenca vrasëse e institucioneve të shtetit.

Alarmi ishte ngritur në media me hërët, pasi kur një prej grevistëve u ndje keq dhe u detyrua të linte grevën.

Naftëtarët thonë se kishin venë në dijeni policinë e Mallakastrës për grevën e urisë, por ndryshe nga hera e parë, pranë tyre nuk ishte vendosur staf mjekësor

Kolegu jonë ditën e dytë u sëmur. Ishte me diabet”

Ambulanca dhe mjekët e Spitalit të Mallakastrës erdhën pranë grevistëve vetëm ditën e katërt, por bluzat e bardha u refuzuan

Edhe pse disa në gjendje të rënduar shëndetësore, ata  lajmëruan përshkallëzimin e grevës, duke thënë se kujdesin mjekësor nuk do ta pranojnë as në ditët në vijim!

Thonë se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

“Nuk levizim që këtej do dalim të vdekur”

Këtë të enjte, grevës iu bashkua edhe një përfaqësues i punonjësve të Nënstacionit të Poçemit, që po ashtu janë në varësi të Rafinerisë së naftës

“Nuk vemi dot në shtëpi. Kërkoj lekët tu çoj bukë kalamajve”

Naftëtarët e Ballshit thonë se kanë 13 paga të prapambetura të fituara me vendim gjykate, ndërsa punonjësit e Poçemit kanë 20 rroga për të marë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat