Pas takimit me ministrin Lleshaj, Yuri del me mesazhin e fortë

Shqipëria

Pas takimit me ministrin Lleshaj, Yuri del me mesazhin e fortë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:12
Sandër Lleshaj

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe përgatitjen e zgjedhësve ku do të përfshihet dhe votimi elektronik me ID biometrike.

"Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.", shkruan Kim në Twitter.

Ambasadorja sqaron se këto sqarime janë publikuar në "në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat