Nis gërmimi! Shihni çfarë po ndodh në oborrin e burgut të Burrelit

Shqipëria

Nis gërmimi! Shihni çfarë po ndodh në oborrin e burgut të Burrelit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:36
Në oborrin e burgut të Burrelit

Gërmimi për gjetjen e varreve të humbura në komunizëm ka nisur në oborrin e burgut të Burrelit.

Kryetarja e Autoriteteve të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka publikuar foto gjatë gërmimit të Task Forcës.

Ajo ka kërkuar që të afërmit që humbën të dashurit në atë vend të kenë durim dhe forcë.

“Nën udhëheqjen e Task Forcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm. Do të jete një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm. I uroj familjareve kurajë, durim dhe forcë për të vënë në vend dinjitetin njerëzor të të dashurve të tyre”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat