Spaho i përgjigjet Ballës: Oligarkët kanë ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione

Shqipëria

Spaho i përgjigjet Ballës: Oligarkët kanë ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:46
Edmon Spaho

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmon Spaho i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili shprehej se oligarkët kanë paguar 3 herë më shumë taksa sesa në qeverinë e PD-së.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spaho shprehet se në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe kanë ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione.

“Në 7 vite oligarkët kanë marrë dhe ndarë me Ramën dhe ministrat e tij 3 miliardë euro koncesione. Ky është fakt që nuk ka video dhe film 3D, që e mbulon dot. Sikundër e dinë po aq mirë të gjithë shqiptarët, se kullat që mbijnë çdo ditë në Tiranë, nuk pastrojnë vetëm paratë e drogës, por dhe milionat e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve me koncensionet dhe PPP-të e Rilindjes dhe oligarkëve,” shkruan Spaho.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat